Report TV - Fatos Klosi: Asnjë rrezik nga mbetjet urbane, ja garancia

2016-10-05 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore në Shqipëri, Fatos Klosi, mbështet ligjin e ri për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, duke pohuar se lista mbetjeve të parashikuara nuk përbën asnjë rrezik për qytetarët dhe vendin. Ish-kreu i SHISH, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, vlerëson ndalimin e djegies së mbetjeve në Shqipëri, kusht i cili, sipas tij, e bën procesin të garantuar. Fatos Klosi shtoi se shoqëria civile nuk garanton asgjë me rolin e saj parashikuar në ligjin e ri, por gjithçka varet nga serioziteti i doganave. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore në Shqipëri përjashtoi gjithashtu mundësinë e hyrjes së mbetjeve radioaktive në Shqipëri, duke dhënë disa arsyes. Duke u ndalur tek pendesa e Sali Berishës, Klosi tha se lëvizja është pjesë e një strategjie politike, për të fituar të drejtën morale për kundërshtimin e ligjit. Klosi tha se Berisha duhet të pendohet më parë për ?97, ?98, Gërdecin etj.