Në anë të ish-uzinës 12, në një objekt të përshtatur, rreth 3 km larg qytetit të Elbasanit jeton një familje me 5 pjesëtarë.
Në dy dhoma me lagështirë, ku orenditë shtëpiake nuk ekzistojnë, frigoriferi është kthyer në dollap buke, një televizor i vjetër, pak shtresa dhe shumë varfëri, jetojnë 3 fëmijë të vegjël që i mbijetojnë sëmundjeve që sjell lagështira.
Godina e vjetër ka dy vjet që kullon, gjithçka që bie jashtë hyn brenda.
Kryefamiljari Hasim Kishta kërkon ndihmë vetëm për izolimin e tarracës të asaj që mund të quhet shtëpi por vetëm e tillë nuk është. ushqimin e siguron duke mbledhur plastikë ndërsa me kempin e të shoqes invalide paguan energjinë elektrike.