Kryeministri Rama ka mirëpritur ditën e sotme një mik special, trajnerin e njohur italian Carlo Ancelotti. Aktualisht trajner i Bayernit të Mynihut, legjenda italiane është mjaft e njohur dhe gëzon popullaritet në të gjithë botën për atë që ka dhënë për futbollin jo vetëm me Milanin në vendlindjen e tij, por edhe me PSG në Francë, Çelsin në Angli, Realin e Madridit në Spanjë dhe së fundmi me kampionët e Gjermanisë.
Ancelotti gjatë prezantimit të librit të tij ?Lidershipi i urtë? ka folur për hapat e parë të karrierës së tij, marrëdhënien me Sakin, eksperiencat në shumë vende të Europës si trajner, marrëdhëniet me yjet si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Zidane, por edhe për paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin e Europian dhe në vazhdim.
Kryeministri Rama është shprehur se ?Arsyeja pse sot gjendemi këtu është dashuria që është në zemrën e cdo shqiptari që e ndjek futbollin dhe Ancelotin.
Libri i tij, të cilin e lexova me kënaqësi mbi lidershipin, do ta flasim për futboll, por jo vetëm, por edhe për menaxhim dhe rolin e udhëheqësit. E vecantë në këtë libër që po e përkthejmë në shqip, flet për një lidership të qetë?tha Rama.