Report TV - Emërimet, qeveria anashkalon ligjin për 27 zyrtarë të lartë të administratës

2016-09-27 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

27 drejtues të lartë të Administratës publike do të punësohen pa ju nënshtruar procedurave që përcakton ligji për Nëpunësin Civil. Në mbledhjen e së martës Qeveria ka vendosur që përjashtimisht për vitin 2016, këta zyrtarë të rekrutohen nga jashtë administratës.

Ndërkohë që ligji përcakton qartë se postet e larta drejtuese mund të plotësohen vetëm nga zyrtarë të administratës publike përmes procedurës së lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë.

Sipas vendimit të Qeverisë, kandidatët për këto poste mjafton të zotërojnë një diplomë të nivelit ?Master shkencor?, të kenë, të paktën, 3 vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të baraz vlefshme, në: institucione të administratës publike; institucione bankare të nivelit të dytë; në shoqëri tregtare, të cilat, konsiderohen si biznes i madh apo organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 vjet që janë krijuar. Kusht është që kandidatët Të mos kenë procese gjyqësore civile, penale, administrative, të cilat janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.