Lapraka do të ketë së shpejti një fushë të re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në sheshin ?Lord Bajron?, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese e çlodhëse për të rinjtë dhe fëmijët e njësisë nr. 11.
Sipas Planit të ri të Përgjithshëm Vendor, Lapraka do të jetë edhe një nga poliqendrat e Tiranës. Nisja e punimeve për projektin e ri u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se bashkia e kryeqytetit respekton moton e saj për të bërë një punë konkrete çdo ditë.
?Për 51 javë kemi zbatuar moton: ?Çdo ditë nga një punë konkrete për Tiranën? dhe më vjen mirë që puna konkrete e ditës së sotme, teksa mbyllëm vitin tonë të parë, ka të bëjë me fillimin e një projekti fantastik këtu në njësinë 11, në zonën e Laprakës, që do të përfundojë brenda muajit gusht, me një terren sportiv të cilësisë më të lartë, si fusha basketbolli dhe me një kënd lojërash për të gjithë fëmijët?, deklaroi Veliaj. Investimet në Laprakë, theksoi kryebashkiaku, tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, ndërsa po ndjek filozofinë e investimeve sipas projektit të ri urbanistik.
?Lapraka do të jetë pjesë e poliqendrave të Tiranës, do të jetë një qendër më vete. Por, që të jetë e tillë, këtu nuk mund të ketë vetëm banka dhe institucione për të rriturit, por edhe terrene sportive e lodra për fëmijët, si dhe mjedise çlodhëse për të moshuarit?, tha ai. Veliaj kujtoi gjithashtu se, Bashkia e Tiranës ka bërë një premtim që brenda këtij viti kalendarik të gjitha lagjet e reja të Tiranës të kenë terrene të reja sportive dhe kënde lojërash. Po ashtu, edhe shkollat e kryeqytetit do të kenë ambiente të rikonstruktuara.