Report TV - Punimet/ Veliaj: Kinostudio do jetë një nga 7 qendrat e reja të Tiranës

2016-09-19 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Njësia 4 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për diskutimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me qytetarët. Në takimin me banorët e Kinostudios, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e Planit të Përgjithshëm Vendor për të gjithë qytetin, por në mënyrë të veçantë për Kinostudion, e cila pritet të jetë një nga 7 qendrat e ardhshme të Tiranës policentrike. Veliaj përmendi një sërë investimesh të bëra deri tani nga bashkia, si dhe theksoi se këto kanë qenë ndërhyrje të domosdoshme në vitin e parë të punës.

?Plani që prezantojmë sot merr vendime afatgjata dhe më vjen mirë që përkon me periudhën një vit pas betimit, në datën 30 korrik, kur thamë se do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Sigurisht, Tirana sot është 30% më e ndriçuar, ka 40% më shumë puseta. Por, në vitin tonë të dytë nuk do të merremi veç me pusetat dhe ndriçimin, sepse këto janë pjesë e punëve të përditshme që s?duhet të ndalojë kurrë, por me investime afatgjata. Tirana duhet të mendojë për gjeneratën e ardhshme?, theksoi Veliaj. Sipas tij, Plani i Përgjithshëm Vendor, i cili e kthen Kinostudion në një nga shtatë qendrat e reja të Tiranës, është një vendim për të ardhmen sepse në bazë të tij do të përcaktohen edhe investimet në çdo zonë.