Gjermania fiton luftën e penalltive ndaj Italisë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-19 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania është gjysemfinalistja e trete e europianit pasi ka eliminuar pa e mundur dot per 90 dhe 120 minuta Italinë, por vetëm pas goditjeve te 18 penalltive. Koha e rregullt ne Bordo përfundoi ne barazim 1-1 me nje Gjermani me dominuese, por qe gjithsesi serish duke ndryshuar modulin e lojës dhe duke ju përshtatur italianeve ka rrezikuar dhe e ka çuar ndeshjen ne shortin e penalltive. Trajneri i gjermaneve Lev ka rreshtuar nje mbrojtje te pazakonte me tre lojtare nga mbrapa dhe dy ne krah, duke i ardhur kështu përshtat italianeve me dy sulmues, por kjo nuk solli asnjë rezultat pasi dobësoi lojën e Kros përpara. Gjithsesi ka ardhur minuta kur gjermaneve u pati sukses nje këmbëngulje e Mario Gomez ne krahun e majte qe me mjaft zgjuarsi shërbeu per Hektor dhe ky i fundit depërtoi brenda zonës se rreptësisë, hodhi nje top ne drejtim te portës ku me shpejtësi nga vija e dyte mbërrin Ozil dhe befason mbrojtjen dhe Bufonin duke e çuar topin ne rrjete. Pak me vone janë serish gjermanet qe duhej te kishin dyfishuar shifrat me Mario Gomezin, por Bufon ben mrekullinë dhe po nuk shënove e pëson. Ne minutën e 77 Florenzi kroson ne zone per Kielinin, ky e devijon pak topin me koke qe përfundon ne krahët e Boateng dhe gjyqtari Kasai akordon penallti per prekje te topit me dore. Nuk gabon Bonuci nga pika e bardhe dhe 1-1. Deri ne minute e 120 nuk ndryshon asgje dhe nisin penalltitë. Insinje dhe Kros nuk gabojnë, por te tjerët pas tyre janë te pasakte. Zaza merr vrull çuditshme dhe e fluturon topin ne tribune, Myler gjuan dhe prêt Bufon, Barzalji kalon Italinë ne avantazh, Ozil me te majtën gjen shtyllën, Pele ben te njëjtin veprim si Zaza dhe serish nuk shënon, ndërsa Draksler nuk gabon dhe 2-2 pas 4 gjuajtjeve nga çdo skuadër. Afrohet serish Bonuci por Nojer nuk lejon t?i shënoje dy here. Shvajnshtajger ka ne këmbe fitoren ne rast se shënon, por nuk ndodh kështu, mbi traun e portës se Bufon. Xhakerini kalon Italinë ne avantazh dhe Humels,vParolo, Kimish, De Shiljo dhe Boateng janë te sakte per te ardhur te Darmian qe gjen serish duart e Manuel Nojer per ti lene Jonas Hektor detyrën e vështire te shënimit te penalltisë se tij. Mbrojtësi i Kelnit nuk gabon dhe Gjermania prish mallkimin Italian duke i eliminuar dhe duke shkuar si favorite ne gjysmëfinale ku do te prese ne Marseje fituesen e çiftit Islande - France.