Mjeshtri i Baletit Llaqi Nako promovoi në Galerinë Kombëtare të Arteve një libër me poezi ?Kur bulëzojne sythat?. Llaqi Nako, ky artist virtuoz e ka nisur punën në Teatrin e Operës dhe Baletit si valltar e më tej si solist i parë. Ai ka debutuar në balete të tilla si: Francceska Da Rimni, Bijtë e Peshkatarit, Halili dhe Hajria, Cuca e Maleve, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, etj.
Në interpretimet e mëtejshme si koreograf i baletit për fëmijë dhe i festivaleve e spektakleve, LLaqi Nako ka pasur një imagjinatë krijuese e poetike të veçantë. Profili i artistit bëhet më i plotë me daljen në dritë të disa veprave letrare. Libri i ri ?Kur bulëzojne sythat? u promovua me një pjesëmarrje të gjerë. Studiuesja e letërsisë Klara Kodra e konsideroi si një prurje me vlerë në letërsinë shqipe poezinë e Nakos.
Artisti i njohur Bujar Kapexhiu e përgëzoi Nakon për këtë trokitje të bukur në portën e poezisë shqipe. Vetë autori i librit Llaqi Nako rrëfeu sesi poezia u bë bashkudhëtare me shpirtit e tij krijues. Promovimi i vëllimit poetik ka vijuar me recitime dhe vlerësime të kolegëve e studiuesve të letërsisë. Nuk kanë munguar në këtë promovim dhe balerinët e vegjël të LLaqi Nakos.