Mes një atmosfere festive Bashkia e Lezhës ka çelur sezonin turistik.
Në ceremoninë e zhvilluar në një nga perlat e bregdetit Shqiptar, siç është Shëngjini krahas autoriteteve lokale kanë marrë pjesë me qindra qytetarë dhe turistë vendas dhe të huaj.
Fillimisht të pranishmit janë njohur nëpërmjet një panairi me të gjithë atë çfarë ofron Lezha, duke nisur nga gastronomia dhe objektet e trashegimisë kulturore dhe etnografike të zonës.
Më pas festa ka vijuar me një mbrëmje gala, ku përformuan këngëtarët më në zë të skenes Shqiptare por edhe më gjërë.
Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj tha se ky bregdet ka ujin dhe rërën më të pastër në vendin tonë, ndërsa ka garantuar se gadishmëria e pushetit vendor do të jetë maksimale përsa i përket shërbimëve.
Bregdeti i Shëngjinit pritet që të ketë dyndje turistësh gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa impakt në këtë drejtim kanë dhënë shërbimet që të ofrohen nga Njesia Administrative dhe biznesi vendas.