Report TV - Vrasja në Kombinat flet vëllai i viktimës

2016-05-30 8 Dailymotion

Download Convert to MP3

Një konfikt me thika i ka marrë jetën një 55-vjeçari sot rreth orës 10:20 në rrugën ''Llambi Bonata'' në Tiranë.

Luan Koprencka është plagosur rëndë gjatë përleshjes me dy persona të tjerë, por pas dërgimit në spital ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë viktima është qëlluar i ulur në një lokal pranë një shkolle të mesme në Kombinat. Policia ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje dhe ka shpallur në kërkim Vladimir Islamin e Alban Hykën.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë vendosja e një tende. I vëllai i viktimës tha për Report Tv se për sherrin mes dy fqinjëve ka qenë në dijeni edhe Policia, por nuk ka ndërhyrë, duke bërë që përplasje të përfundojë në përgjakje.