Report TV - Mirditë, RENEA ekzekuton të shumëkërkuarin Petrit Dushi

2016-04-22 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

MIRDITË- Një përplasje me armë në fshatin Gziq të Mirditës ka përfunduar me një të vrarë. Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin për dy vrasje, 45-vjeçarin Petrit Dushi, i cili u ekzekutua këtë pasdite nga forcat RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Dushi ka kundërshtuar poicinë dhe gjatë përplasjes me armë, ka mbetur i vrarë. Policia thotë se Dushi kishte qëlluar me armë ndaj policisë edhe në muajin shtator të 2015, ku edhe arriti t'i shpëtonte operacionit për arrestimin e tij duke u arratisur në pyjet e Mirditës.

Petrit Dushi, 45 vjeç ishte i dënuar me 17 vjet për vrasje, 3 vjet per falsifikim dokumentesh dhe ishte ne gjykim për vrasjen e kushëririt të tij Mark Jaku. Petrit Dushi nga Kaçinari i Mirditës nuk është një emër i panjohur për policinë e shtetit. Ai akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij ne ?96 dhe më pas kishte marrë arratinë, duke kryer vrasjen e dytë pas 17 vitesh të personit që e strehoi dhe e fshehu prej policisë. Viktima e dytë është Mark Jaku, kushëri me autorin.