Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institute i Statistikave ka analizuar ecurinë e eksporteve në 5 vitet e fundit. Trendi rritës është frenuar vitin e kaluar, kur eksportet shënuan rënie për herë të parë që prej vitit 2011. Baza e eksporteve mbeten fasonët, ndërsa vendi drejt të cilit eksportojmë më shumë se gjysmën e totalit të mallrave tona është Italia.
Pas një rritje të vazhdueshme që prej vitit 2011, eksportet shqiptare kanë ngadalësuar ritmin e tyre, vitin e kaluar. Instituti i Statistikave konstaton se gjatë periudhës 5-vjeçare (2011-2015) vihet re që trendi ka qënë në rritje për eksportet, përveç vitit 2015 ku kemi ulje të eksporteve.
Përveç problemeve të biznesit eksportuesit, në rënien e eksporteve ka ndikuar edhe ulja e ndjeshme e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare. Për vitin 2015 më të eksportuara janë fasonët, ku përfshihen tekstilet dhe këpucët me 37.1% të totalit të eksportoeve pasuar nga Produkte minerale? me 26,5 %.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ecuria-e-eksporteve-rritja-5-vjecare-frenohet-ne-vitin-2015-pesuan-renie/