Rehabilitimi i lumit të Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-18 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitesh Lumi i Tiranës është identifikuar si zonë ujore me shenjen blu, vetëm në hartë, pasi realiteti tregonte tjetër pamje dhe ngjyrë, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes në të dy krahët e tij. Por sipas Bashkisë së Tiranës, kjo situatë do të marri fund shumë shpejt. Kryebashkiaku Veliaj tha se deri tani ka përfunduar 70% e volumit të punimeve për rehabilitimin e lumit.?Më vjen mirë që kantieri më i madh i punimeve ndodhet në periferi të Tiranës. Puna ka nisur të marrë formë dhe brenda vjeshtës do të shohim gjelbërimin e kësaj zone dhe se si nga një potencial rreziku ajo do të kthehet në një potencial shfrytëzimi dhe çlodhje për qytetarët. Kemi bërë një hap jashtëzakonisht cilësor në menaxhimin e Tiranës?.Sipas Veliajt, kolektori që po ndërtohet përgjatë kësaj zone do të bëjë që ujërat të zeza të mos derdhen më në lum.?Edhe për ata që janë të vëmendshëm ndaj mjedisit dhe ndotjes, do të kemi një zgjidhje përfundimtare sa i përket ujërave të zeza në lumë. Jemi një komb i civilizuar, tallja me natyrën e cila na i kthen çdo gjë mbrapsht ka vazhduar shumë gjatë, ndaj edhe me përfundimin e kolektorit që ndjek punimet 7 km në Bregun e Lumit, shpëtojmë një herë e mirë nga një kulturë që nuk na bënte aspak dinjitoze, të shkarkimit të gjithë ujërave të zeza në lumë?.Kryebashkiaku u shpreh se puna e bashkisë nuk është e përqendruar vetëm në qendër të qytetit, por edhe në periferi.