Report TV - Vendimi për xhihadistët, Ambasada e SHBA:Qytetarë amerikanë, kujdes

2016-04-13 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Dënimi i 9 imamëve të vetëshpallur për terrorizëm nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë mund të sjell reagim të ashpër të mbështetësve të tyre.

Është ky alarmi që përcjell Ambasada Amerikane pak ditë pas kërkesës së prokurorisë për të dënuar 9 imamët e vetëshpallur me 152 vite burg.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-ve se Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptare së shpejti do të shpallë vendimin e dënimit për rastin e nëntë imamëve të akuzuar për mbështetje të terrorizmit, për këtë shkak grupet ekstremiste të lidhura me imamët mund të reagojnë me akte të dhunshme nëse Xhihadistët gjenden fajtorë ? shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej, sqaron ambasada nuk është se disponon informacion për një kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët U.S. duhet të mbeten vigjilente, për të shmangur zonën pranë gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën Jordan Misja në Tiranë, dhe për të shmangur çdo demonstratat apo tubim që mund të ndodhin si pasojë e vendimit.

Një ditë më parë në gjykatën e krimeve të rënda u zhvillua mbrojtja e 5 imamëve nga 9 që janë nën akuzë, ku i konsideruar si lideri i tyre Genci balla akuzoi prokurorinë se i dënon ata vetëm për shkak të besimit mbi kuran.

Seanca e radhës ku pritet të jetë dhe vendimi për 9 imamët nën akuzë për terrorizëm është vendosur 19 Prilli dhe pritet që të shoqërohet me masa të larta sigurie.