Report TV - Tritol makinës së biznesmenit vlonjat,Bedinaj: S'kam konflikte

2016-03-25 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Vasil Bedinaj,biznesmeni i ndërtimit në Vlorë njëherësh dhe pronari i hotel ?Regina? në Radhimë të Vlorës, fatmirëisht i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në zonën e ?Liqenit të Thatë? në kryeqytet.

Poshtë automjetit të Bedianaj është vendosur një sasi prej 450 gramë tritol C4, por që nuk është aktivizuar për shkak të shpërthimit të dotonatorit.

Biznesmeni Vasil Bedinaj ka pranuar se automjeti tip Mercedez-Benz ku ishte vendosur tritoli ishte në pronësi të tij, por ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë në Vlorë. I kontaktuar nga Report TV për të disatën herë Bedinaj thekson se nuk ka asnjë konflikt me askënd e as më të voglin debat verbal qe te mund te merrte nje shperblim te tillë

?Jam marrë në pyetje nga policia janë kryer të gjitha proceduar. Nuk kam konflikte, jam qytetar që jam marrë me biznese jam marrë më biznese me punën time. Jetoj në Tiranë dhe në Vlorë punoj natën e ditën s?kam patur asnjë konflikt. Për momentin jam në det të hapur se smund të bëj dot asnjë farë lidhje."-shprehet ai.