Report TV - Operacion kundër prostitucionit në Tiranë, arrestohen 7 persona

2016-03-24 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

7 persona të akuzuar për shfrytëzim femrash për prostitucion, prosotitucion dhe ushtrim prostitucioni u arrestuan nga Policia, gjatë një operacioni të koduar me emrin ?Mustang?.

Sipas policisë së Tiranës 3 nga personat dyshohet se janë shfrytëzues dhe organizatorë, dy që femra shfrytëzoheshin si dhe dy klientë.

Të dyshuar si organizatorë u arrestuan, Nik Gjonikaj 48 vjeç nga Laçi dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për ?drogë?, Besnik Manka, 35 vjeç si dhe Bledian Nurja, 32 vjeç.

Dy nga personat u arrestuan në zonën e bllokut të banesave pranë shkollës Vasil Shanto dhe Selitës, të mëkurën në mbrëmje, ndërsa gjatë natës u arrestua edhe një i tretë.
Polcia tha se operacioni u kodua me emrin ?Mustang?, për faktin se gjatë hetimit, kishin vënë re se personat e përfshirë në kë rrjet kishin intensitet të lartë të aktivitetit të tyre.

Madje fitimet shkonin në më shumë se 500 euro në natë. Sipas policies, Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

Pagesa për çdo rast prostitucioni varioninin nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një natë. Paratë e fituara Gjonikaj i ndante me personat e tjerë që bashkëpunonin me të dhe femrat që shfrytëzoheshin.

Veç të arrestuarve, policia tha se ka nisur procedimin penal edhe ndaj pronarëve të hoteleve, për akuzën e vënies në dispozicion të lokaleve dhe ambienteve për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Të arrestuar si Organizatorë
1. Nik Gjonikaj 48 vjeç
2. Besnik Manka, 35 vjeç
3. Bledian Nurja, 32 vjeç

Femra të shfrytëzuara të arrestuara
D.D.
A.B

Klientë të arrestuar
M.M.
H.S.