Report TV - Partitë e vogla bëhen bashkë për listat e hapura, kërkesat në OSBE

2016-02-06 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANE - Partitë e vogla politike insistojnë që në Kodin e ri Zgjedhor të përfshihen të paktën tre propozime të rëndësishme. Në kuadër të diskutimit tashmë të hapur për reformën zgjedhore, 50 parti të vogla majtas dhe djathtas kanë dalë në konkluzionin e përbashkët për të kërkuar listat të hapura në zgjedhje, ndryshim të sistemit nga proporcional rajonal në kombëtar si dhe administrim jo politik të procesit zgjedhor.

"Ne drejtuesit e subjekteve politike me mbështetje 25 deri në 30% të votuesve shqiptarë pra në vota rreth 303 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe rreth 582 mijë vota në zgjedhjet vendore të 2015 përveç aktorëve vendimmarrës PS, PD dhe LSI kërkojmë një proces zgjedhor që mundëson përfaqësimin real në institucionet që dalin prej këtyre zgjedhjeve", u shpreh Eduard Abazi i PAD-së.

Këto pretendime partitë e vogla do t'i përcjellin edhe OSBE-ODHIR si dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë.

Ndërkaq Kuvendi ka miratuar strukturën e komisionit bipartizan për reformën zgjedhore, ku shumica dhe pakica politike kanë numër të barabartë anëtarësh, ndërsa nuk është mbledhur ende në një takim të parë ky komision.

Ndërsa partitë e vogla janë shprehur për listat të hapura, deri në këto moment dy partitë e mëdha PS e PD janë shprehur kundër këtij propozimi i cili pritet të shqyrtohet në komision e posaçëm.