Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur me zhvillime të forta viti 2016 në klubin e Vllaznisë. Armando Cungu është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës shkodrane, teksa prezantimi i tij zyrtar përpara ekipit u bë në mjediset e bashkisë së Shkodrës nga vete kryebashkiakja Voltana Ademi.
Bashkë me Cungun, Vllaznia ka njohur edhe administratorin e ri, ku pas shkarkimit të Neritan Kalamishit, në postin e tij është emëruar Astrit Gjyrezi.
Ndërkohë që stafi teknik do të plotësohet nga ndihmës trajneri Aleksandër Madzar dhe trajneri i portierëve Avenir Dani.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/cungu-prezantohet-si-trajner-i-vllaznise/