http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë besimtaret e krishtere festojnë nje prej ngjarjeve me te rëndësishme per ta, ditën e lindjes se birit te Zotit, Jezusit.Ne mesnate, ne katedralen e Shen Palit, ne kryeqytet, besimtaret katolike kane marre pjese ne Meshën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij per Krishtlindje, Imzot George Frendo foli edhe për terrorizmin dhe aktet e shtetit islamik kundër te krishterëve.Imzot George Frendo: Të lumët ju që në errësirën e kësaj nate keni ardhur këtu për ti ndriçuar nga drita e Jezu Krishtit. Të lumit ju që në terrorin e botës jeni përgjigjur ftesës së zotit për të marrë pjesë në kremtimin e këtij gëzimi. Trishtohemi kur shohim që ISIS vazhdon të presë kokat e të krishterëve dhe e bën këtë në emër të zotit. Por ne jemi të bindur se kemi një mision në këtë botë, mision për të përhapur dashuri. Jemi trishtuar sepse përpara 18 ditësh u nda nga ne Rrok Mirdita, por ai gëzohet me ne duke na parë të bashkuar në këtë natë për të kremtuar me gëzim lindjen e Krishtit në këtë Kishë që ai vetë ka ndëruar.Ndërkohë mëngjesin e kësaj te premteje, kane qene besimtaret ortodokse, te cilet kane festuar lindjen e Krishtit. Mesha e Krishtlindjeve u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos: Bij të shtrenjtë të zotit, shqetësimi dhimbja dhe frika shtrihen sot në jetën tonë. Varfëri shumëformëshe dhe migrime, privime të vështira për tu përballuar. Shpërthime terroriste, agresiviteti dhe dhune. Pikërisht brenda kësaj trazire e kremtja e krishtlindjes vjen si dritë e tërshkëlqyer ngushëllimi paqeje dhe shprese. Krishtlindje të bekuara. Me krishtin brenda nesh!Lindja e Krishtit është nje prej festave me te rëndësishme per besimtaret e krishtere, pasi ajo konsiderohet si akti përmes të cilit Zoti shprehu dashurinë e tij për botën, duke e dërguar atë si çlirimtar.