Apeli: Ardian Fullani i pafajshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-23 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardian Fullani ja ka dale te çlirohet nga çdo akuze. Ndonëse prej kohesh ne liri, ish-guvernatori i Bankës se Shqipërisë, u pastrua edhe nga Gjykata e Apelit, qe hodhi poshtë pretendimet per fajësinë e tij ne skandalin e vjedhjes se thesarit dhe shitjes e Hotel Dajtit. Apeli la në fuqi pafajësinë për Ardian Fullanin duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e tij me 5 vite burg per vjedhjen e 713 milionë lekeve nga thesari dhe shpërdorimin e detyrës ne shitjen e ish-Hotel Dajtit. Për mbrojtësin e tij ligjor, Maks Haxhia, Gjykata shmangu dhe një precedent të rrezikshëm. Gjykata e Tiranës zbardhi më 13 tetor arsyetimin e vendimit me të cilin deklaroi të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Në 16 faqet e vendimit të shkallës së parë sipas gjykatës Fullani në të gjitha veprimet e tij të renditura në akuzë nga Prokuroria, nuk përmbajnë fare në vetvete elemente kundërligjshmërie. Lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me dëm ekonomik për tenderin 30 milionë euro për blerjen e Hotel Dajtit, në vendimin e saj gjykata argumentoi se ish guvernatori nuk ka kryer vepër penale pasi vendimi për shitjen e hotelit nuk është bërë prej tij por nëpërmjet procesit vendimmarrës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës me unanimitet të votave nga anëtaret e tij. Për pafajësinë e Fullanit, organi i akuzës nuk ka bërë asnjë koment.