PD: Rama strehon banditë për zgjedhjet e ardhshme - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-20 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi Parlamenti miratoi me konsensus politik ndryshimet kushtetuese, që adresojnë problematikën e dekriminalizimit, Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, se po bën pjesë të strukturave të Partisë Socialiste, persona me të kaluar kriminale.?Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje. Edi Rama ia ka besuar Partinë Socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas. Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet. Kjo është një e vërtetë e hidhur, që tregon se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi.?Për zyrtarin demokrat, përfshira e të inkriminuarve në strukturat partiake, është skema që Rama po zbaton me gjithë banditët e tij, që dekriminalizimi do t?i largojë nga postet publike.?Ata po gjejnë strehë tek partia e Ramës, për të dhënë kontributin e tyre kriminal në zgjedhjet që po vijnë. Sfida që i bën Edi Rama dekriminalizimit, kërkesës dhe nevojës urgjente për tu ndarë nga sundimi i krimit, është e sigurtë që do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, të majtë e të djathtë, pa dallim.?Pak ditë më parë, kryeministri Rama, u shpreh i paduruar të shohë se cilët janë kriminelët në radhët e PS, për ët cilët flet Partia Demokratike. Sipas tij, të gjithë do të marrin përgjegjësinë për çdo shpifje, akuzë apo kriminalizim që për interesa politike i ka bërë parlamentit dhe politikës.