Basha: Rama mbrojti deputetin kriminel - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qene i ashpër reagimi i liderit te opozitës Lulzim Basha ndaj ngjarjes se rende ne Laç. Per Partine Demokratike deputeti socialist Armando Prenga nuk është i vetmi përgjegjës per kete kasaphane, pasi krimi u krye brenda ambienteve te komisariatit te policisë, ndërkohe qe nuk munguan sipas Bashes tentativat per manipulim te provave me urdhër te kryeministrit Edi Rama e ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri. Por Lulzim Basha ka dhe nje argument tjetër kur ben përgjegjës Edi Ramen per ngjarjen e rende ne Laç.?Ky, është fundi i shtetit ligjor në vend, dhe pavarësisht se armët i shkrehu një bandit deputet, autori i kësaj gjendje të rëndë është Edi Rama. Nuk do të ishim në këtë situatë sot, kur banditi dhunon me armë qytetarët brenda komisariatit, nëse Edi Rama nuk do ta kishte kërkuar e përzgjedhur për ta bërë deputet të Parlamentit të Shqipërisë, Armando Prengën, pikërisht për këto cilësi që ai ka. Që vret e pret, që bën të fortin, që sulmon qytetarët, merr vota me dhunë, godet edhe përfaqësuesit e opozitës brenda Parlamentit. E kjo ngjarje nuk do të ishim në këtë situatë, të rënies së shtetit, ku krimineli bën ligjin, nëse Edi Rama nuk do ta kishte shpërblyer deputetin e tij me Lagunën e Patokut, me një tender skandaloz, në shkelje të të gjithë kritereve dhe procedurave, duke ua hequr peshkatareve që mbanin familjen me këtë aktivitet prej dekadash.?Sipas PD deputeti Prenga është vetëm nje pjese e nje mekanizmi kriminal qe mbahet ne këmbë nga kryeministri Rama.?Autori është deputet, pjesë e një grupi të inkriminuar, me rekorde për vepra të rënda penale, në një parlament që drejtohet nga Ilir Meta, që pak kohë më parë manipuloi një hetim ku akuzohej për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe tani është nën akuzë për marrje ryshfeti në shuma të mëdha, me prova e fakte të njohura botërisht. Autori, deputeti i Edi Ramës, e kryen veprën e rëndë penale brenda komisariatit, në zyrat e policisë që drejtohet nga Saimir Tahiri, i cili gjendet nën akuzë nga oficerë të lartë të policisë si kumbar i bandave të drogës në vend, dhe i cili vetëm pak kohë më parë bënte pazare me vrasës me pagesë, sa në Ministri, në plazh, në kafe e në rezidencat qeveritare?.Dhe ne këto kushte lideri i opozitës Lulzim Basha i ka drejtuar edhe nje thirrje qytetareve.?Jemi sot nën një tutelë banditësh. Edi Rama nuk na ka lënë zgjidhje tjetër, përvese të ngrihemi në këmbë. I madh e i vogël, prind e qytetar, të rinj e të reja. Do të ngrihemi e do ti japim fund këtë pushteti tërësisht të inkriminuar. Sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa.?