Topi kundër Ramës për pronat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ne zgjedhjet lokale u rendit ne krah te koalicionit te Partisë Socialiste, kjo nuk e ka penguar kryetarin e Frymës se Re Demokratike Bamir Topi, te dale kundër Edi Rames per reformën e pronës. Ish-Presidenti i Republikës deklaron se per nje projekt-ligj kaq te rendesishem, mungon transparenca e plote e per me tepër, ky draft nuk e zgjidh çështjen e pronave. Kritiken me te forte, Bamir Topi e ka per filozofinë e ligjit qe vendos si pike referimi per zonën kadastrale vitin 1976.?Absolutisht kundër. Nuk mund te merret 1976, ndërkohe qe prona asnjëherë, nuk vjen duke e ulur vlerën e vet. Ju e shikoni çdo prone është marre me nje çmim tjetër ne fillim te viteve ?90 sot ka nje vlere tjetër. Kësaj i thonë qe t?i qe e ke rehatuar veten, qëndro i qete, sepse e ke vlerën e pronës tende, ndersha ai tjetri qe është ne pritje, do te marri vlerën e nje prone, e cila nuk ka me si reference vitin 1976. Viti 1976 është nje vit famëkeq per sa i përket asaj qe ndodh me pronën. Por kjo nuk do te thotë qe ne duhet ta çojmë historinë e 1976 ne vitin 2016 e me radhe.?Sipas Topit me e rëndësishmja nuk është afati kur zgjidhet çështja e pronës, por respektimi i te drejtave kushtetuese te pronareve.?Ne rast se ne tentojmë te shkojmë ne nje ekonomi tregu, atëherë ne detyrimisht duhet te shkojmë tek vlera e tregut. Është tregu qe i rregullon gjerat. Ne rast se ka interesa te tilla qe lidhen me veprimin e Gjykatës se Strasburgut, e cila me sa duket po rrit faturën, por ne mënyre absolute, nuk mund te kontestohet per dhënien e gjykimit, atëherë kjo eshte nje histori qe do t?i rendoje shume Shqipërisë, do t?u rendoje shume atyre qe konsiderohen me te padrejte ish-pronare. Tentativa per te mbyllur ne nje kohe sa me te shkurtër, them pa e paragjykuar se nuk e kam do te ishte ndoshta nje gabim i radhës qe do t?i mbivendoset gabimeve kronike qe jane bere me pronën ne Shqipëri?.Sipas ish-presidentit, reforma nuk duhet ndërtuar mbi pasione politike por ajo kërkon profesionalizëm, respektim te kushtetutës dhe vendimeve te Gjykatës se Strasburgut dhe padyshim vullnet politik. Deri me tani reforma e prones e prezantuar nga qeveria Rama është kritikuar nga te gjitha partitë e spektrit te djathte, PD, PR dhe FRD, duke përfshire edhe shoqatat e pronareve.