Reformimi i sistemit të drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu mbajti qëndrim të ashpër ndaj sistemit shqiptar të drejtësisë. Sipas kryediplomatit amerikan persona të përfshirë në krime ecin rrugëve të Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen, ndërkohë që gjyqësori duhet të pastrohet nga të korruptuarit. Në analizën e sistemit të drejtësisë në vend, ambasadori amerikan tha se reforma, nuk mund të bëhet pa opozitën. Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin e cila tha se Shqipërisë ka nevojë t?i rikthehet besimi në sundimin e ligjit dhe të gjithë të jenë të barabartë para tij. Për ta bërë këtë tha Vlahutin, mazhoranca, por edhe opozita, kanë përgjegjësi të njëjta në këtë reformë. Në përmbylljen e fazës së parë të reformës në drejtësi, tryeza e posaçme u kritikua dhe nga presidenti i republikës Bujar Nishani. Për Presidentin, reforma po zhvillohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca dhe pa përfshirjen e opozitës.