Aktivitetet e fundjavës në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjavë në kryeqytet flet me emrin e më të mirëve të skenës. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do t?i jap jetë veprës ?Pagliacci? nën regjinë dhe zërin e mrekullueshëm të Inva Mulës. Sopranoja e njohur është vendosur që të mbyllë edhe shfaqjen e fundit në këtë sezon të TKOB, së bashku me artistët më të mirë të këtij institucioni si Eva Golemi e Ylber Gjini. Shfaqja do të marrë jetë mbrëmjen e fundit të muajit maj, për të vijuar dhe në datat 1 e 2 qershor. Po ashtu edhe Teatri Kombëtar risjell në skenë një artiste të nderuar si Justina Aliaj. Mjeshtrja e teatrit do të vijë në shfaqjen ?Tartufi? që premierën do ta ketë mbrëmjen e së shtunës. Ngjitur me këtë teatër, në atë Eksperimental do të rivijë në skenë komedia ?Seks vetëm për festa?. Vlen për t?u theksuar edhe rikthimi në skenë, pas një mungese të gjatë i ?mjeshtres së madhe? Hajrie Rondo. Edhe arti vizual flet me emrin e të madhit Sali Shijaku. Artisti 82-vjeçar ka çelur dje ekspozitën me pikturat e tij realizuar së fundi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj në galerinë kombëtare të arteve.