http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Larte i ka dhëne fund shqyrtimit gjyqësor te padisë për shpifje te ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj deputetit te Partisë Demokratike Arben Ristani. Ne seancën e kësaj te hëne, te zhvilluar ne Gjykatën e Larte, te dyja palët paraqiten provat për te vërtetuar pretendimet e tyre. Avokatja e Rames renditi si prova te gjitha deklarimet e bëra nga Ristani nga selia e Partisë Demokratike, ku e akuzonte kryeministrin si te lidhur me krimin. Ndërsa pala tjetër i është kundërpërgjigjur me deklarime te thëna ne intervista te ndryshme, te cilat sipas tyre i kane bere te krijonin bindjen se qeveria e drejtuar nga Rama është e inkrimiminuar. Mes provave te paraqitura, avokatet e zotit Ristani kane depozituar deklaratën e bere nga ish-deputeti Dritan Prifti ne 2008, se e kishte pare kryetarin e Partisë Socialiste te konsumonte droge. Nje postim ne Facebook te ish-nëndrejtorit te policisë se Tiranës Erzen Brecani, ku thoshte se kishte pare Emiliano Shullazin te shoqëronte ne zgjedhje Sajmir Tahirin si dhe nje vendim te Gjykatës administrative e cila kishte pranuar kërkesën e Shullazit per kompensim per burgim te padrejte, por qe sipas avokateve, nuk ishte apeluar nga Ministria e Financave. Kjo gje tregon sipas tyre se ai ishte favorizuar nga qeveria. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Gjykata caktoi datën 29 per konkluzionet përfundimtare dhe me pas do te shpalle vendimin përfundimtar. Ndërkohe padia civile per dëmshpërblim per demin e shkaktuar, i ka kaluar për kompetence Gjykatës se Shkalles se Pare te Tiranës.