Durrës, policia u refuzon kalimin 50 personave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthimi i shqiptareve qe kërkojnë te udhëtojnë drejt destinacioneve evropiane, po behet një fenomen shqetësues. Vetëm nje nate me pare, ne portin me te madh te vendit, ne atë te Durrësit, janë kthyer 50 qytetare, te cilët nuk janë lejuar te udhëtojnë drejt Italisë. Edhe pse këta qytetare pohojnë se kane udhëtuar me pare ne vendet evropiane, këtë here ata janë penguar nga policia kufitare. Qytetaret ishin nga zonat e thella te Kukësit, por edhe nga Elbasani. Ata mohojnë se do te udhëtonin drejt Italisë per te kërkuar pune. Sipas qytetareve, policia i ka kthyer per mungese dokumentacioni. Nga te kthyerit ishte edhe nje familje nga Elbasani, e cila nuk e ka bindur policinë se do te shkoje tek te afërmit, pasi kishte vetëm 200 euro me vete. Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Durrës, ka forcuar masat për kontrollin e të gjithë personave që po tentojnë të kalojnë drejt Italisë. Ndonëse jozyrtarisht, autoritetet e policisë kanë bërë të ditur se në këtë periudhë të vitit është e pazakontë një fluks i tillë udhëtarësh drejt vendit fqinje. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë javës së kaluar, policia kufitare nuk ka lejuar të udhëtojnë me tragete drejt Italisë 700 persona. Veprimet e policisë duket se janë nxitur nga fluksi i larte i azilanteve shqiptare ne vendet e Bashkimit Evropian.