Kritere të forta për Albpetrol - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Privatizimi i kompanisë Albpetrol, por edhe dhënia me koncesion e 13-vendburimeve do të bëhet me kritere strikte. Ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj tha përpara investitorëve të mëdhenj të naftës në Samitin Ndërkombëtar të Gazit se do të lejohen të marrin pjesë në tender vetëm ato kompani, të cilat kanë eksperiencë në prodhimin dhe nxjerrjen e naftës, dhe jo firma fantazmë siç është bërë në raste të tjera.Arben Ahmetaj:Shqipëria ka burime naftëmbajtëse të mëdha, ndërkohë që prodhimi i kësaj lënde mund të arrijë deri në 1 milionë ton në vit. Por menaxhimi i këtyre burimeve nga ana e qeverisë është i vështirë dhe përfitimet nuk janë të larta. Për të maksimizuar këto përfitime ne synojmë që të privatizojmë kompaninë Albpetrol bazuar në katër kritere, liberalizimi i tregut të hidrokarbureve, shitjen e kompanisë në një periudhë sa më të shkurtër kohore, nëpërmjet një procesi transparent dhe duke përzgjedhur investitorë strategjikë dhe me përvojë në këtë sektor.Përfaqësuesi i firmës Socar, e cila është një nga aksionerët kryesore të konsorciumit TAP u shpreh se Shqipëria është një nga vendet më potenciale në rajonin e Ballkanit, e cila do të marrë rëndësi të veçantë pas përfundimit të gazsjellësit.Ilkin Aslanov:Ne parashikojmë që sasia e transportit të gazit nga Azerbajxhani drejt Europës të arrijë në 15 miliardë metër kub brenda vitit 2038. Ndaj është shumë i rëndësishëm projekti i gazsjellësit Joniano-Adriatik. Sipas parashikimeve tona, kapacitetet fillestare transportuese të veprës do të jenë 1 milionë metër kub gaz në vit, ku 500 mijë metër kub do të përfitohen nga Bosnja, 300 mijë metër kub nga Mali i Zi dhe pjesa tjetër nga Kroacia.13 blloqet e lira të naftës pritet që të nisin prodhimin pas 5 vitesh. Ndërkohë 54% e territorit tonë ende nuk është eksploruar për rezervat natyrore që ka në këtë fushë. Sipas llogaritjeve që janë bërë mendohet se kapaciteti i Shqipërisë për arrin deri në 300 milion ton naftë.