Donald Tusk pret Ramën, vlerëson punën e qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dialogu politik dhe kultura e kompromisit është thelbësore për Shqipërinë, tashmë që ndodhet në një periudhë prag zgjedhore. Kështu është shprehur presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, pas takimit kokë më kokë që ka mbajtur me kryeministrin Rama. Tusk vlerësoi rolin e kreut të qeverisë shqiptare në procesin e integrimit, por shtoi se për ta kthyer Shqipërinë në një shtet modern evropian nevojitet të vendoset kultura e dialogut.?Në fund, folëm për nevojën që dialogu i brendshëm në Shqipëri të rritet dhe përmirësohet. Politika e kundërvënies, bojkotet dhe qëndrimi që ?fituesi i merr te gjitha? nuk do t?i ndihmojnë qytetarët shqiptarë. Për t?u bërë një vend modern europian, Shqipërisë i duhet të ndërtojë një dialog politik bazuar mbi kulturën e kompromisit. Një gjë e tillë krijon hapësirën optimale për të realizuar reforma politike të vështira, por shumë të nevojshme. Kjo ka rëndësi të posaçme edhe në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Shqipëria duhet të jetë po aq konstruktive dhe e arsyeshme në politiken e brendshme sa është në rajon?.Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar theksoi se Ballkani Perëndimor është i ekspozuar nga kërcënimi terrorist, por deklaroi se perspektiva evropiane është mënyra më e mirë për paqen dhe stabilitetin ne rajon.?Axhenda evropiane per demokratizim dhe stabilizim, varet nga procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit. Ne situatën e re, te kërcënimit terrorist, ky proces behet edhe me i rëndësishëm. Perspektiva evropiane është thelbësore per te mbajtur rajonin ne rrugën e paqes. Shqipëria qëndron ne mënyre te vazhdueshme pro linjës evropiane. Ne i ndajmë vlerat evropiane dhe dëshirojmë t?i përfaqësojmë ato ne te gjitha situatat. Per ta përmbledhur, dua te nënvizoj se sot Evropa ka nevoje per Ballkanin, po aq sa dhe Ballkani ka nevoje per Europen?.Me herët gjate ditës, kryeministri Rama mbajti një takim me kreun e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Ky i fundit tha se Komisioni mbështet integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Rama dhe Junker diskutuan mbi perspektivën europiane te vendit, marrëdhënien e Shqipërisë me BE-ne dhe rolin e saj konstruktiv ne rajonin e Ballkanit. Junker premtoi se unioni do të vazhdojë të ofroje asistencë që vendi të ecë përpara në procesin e pranimit në BE.