Miratohet kodi i ri rrugor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet ne kodin rrugor pas disa muaj diskutimesh ne komisionet parlamentare kane marre edhe votën e deputeteve. Paketa e re ligjore rrit masat ndëshkimore ndaj shkelësve te rregullave te qarkullimit rrugor, ndërkohe qe gjobat per shkelje te semaforit shkojnë nga 20 mije deri ne 30 mije leke. Vete Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka vlerësuar ndryshimet ne kodin rrugor si nje prej masave me efektive per parandalimin e aksidenteve; por ka shprehur rezerva për nje prej amendamenteve te miratuar nga deputetet qe ndalon qarkullimin e automjeteve me timon djathtas. Kërkesës së disa deputetëve për të liberalizuar kontrollin teknik te automjeteve, ministri Haxhinasto i është përgjigjur se kjo është e pamundur për momentin. Edhe pse ka pranuar se ka probleme me radhët e gjata dhe cilësinë e kolaudimit ministri ka theksuar se nuk është ky momenti per ndërprerjen e kontratës. Nje pjese e ndryshimeve ne kodin rrugor synojnë ruajtjen e infrastrukturës rrugore duke rritur gjobat ndaj atyre qe ndërhyjnë ne rruge, dëmtojnë sinjalistiken apo vendosin reklama te paautorizuara.