http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vigjilje te ditës qe celebrojmë 70 vjetorin e çlirimit te vendit, politika vijon te thotë se historia do të rishkruhet pa u ndikuar prej saj. E ftuar ne konferencën e Akademisë se Shkencave mbi ketë ngjarje historinë, Ministria e Arsimit Lindita Nikolla tha se teksti shkollor i historisë do te riformulohet dhe do te jete i vetëm, duke hequr kështu variantet e ndryshme te altertekstit. Por pavarësisht deklaratës se ministres për te pasur nje tekst unik dhe te balancuar te historisë, vete specialistet janë përplasur mes tyre. Per amerikanin Bernd Fisher Lufta Nacional Çlirimtare kishte nuanca te forta te luftës civile mes partizaneve dhe nacionaliste. Por Paskal Milo mendon te kundërtën, duke theksuar tiparin e luftës antifashiste. Edhe debati për datën e çlirimit, te cilin e ka pasur ne dore gjithmonë politika, ishte nje tjetër teme qe u prek nga historianet, ku amerikani Fisher deklaroi se me shume se sa data rëndësi ka simbolika e asaj dite, ndaj zhurma për 28 apo 29 nëntorin duhet te mbyllet njëherë e mire.