http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përballja e pare publike mes lideri te mazhorances Edi Rama dhe kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi se sa e vështire është arritja e konsensusit mes shumicës edhe pakicës qofte edhe për çeshtje te rëndësishme si reforma ne drejtësi. Edhe pse te dy politikanet gjykojnë se sistemi ka nevoje per reforme te thelle; për kryeministrin Edi Rama ne fokus duhet te jete lufta ndaj korrupsionit ne mënyrë qe qytetaret te marrin drejtësi; ndërkohe qe për Lulzim Bashen elementi me i rëndësishëm është mbrojtja e sistemit nga ndikimi politik. Qofte Partia Socialiste, qofte ajo Demokratike pranojnë se sistemi i drejtësisë ka nevoje per nje reformim te thelle, por tryeza e organizuar nga presidenti eshte hapi i pare konkret qe shkon përtej fjalimeve politike