Keshilli mbikqyres i Bankes nen hetim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pervec dhjete te arrestuarve, pergjegjesia per vjedhjen e 713 milion lekeve nga thesari, pritet te shtrihet edhe ne Keshillin Mbikqyres te Bankes. Burime nga organi i akuzes kane bere te ditur per Vizion Plus se jane duke u hetuar edhe veprimet dhe mosveprimet e ketij keshilli te kryesuar nga Fullani, per faktin se ai eshte organi kompetent qe drejton auditimin. Prokuroreve u rezulton se ne sektorin ku ka ndodhur vjedhja ky auditim nuk eshte kryer prej vitesh e per kete duhen dhene sqarime. Por ndersa jane thirrur per te deshmuar ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen, asnje prej anetarve te keshillit perfshi edhe guvernatorin Fullani nuk eshte paraqitur ne organin e akuzes, me pretendimin se jane me pushime.Kjo ka bere qe shume prej veprimeve hetimore te shtyhen per ne Shtator ku sipas burimeve pritet te kete edhe te tjera arrestime. Nderkohe 10 te arresturit pervec Ardian Bitrajt kane mbajtur qendrim mohues ne lidhje me pasjen dijeni per vjedhjen. Te pyetur nga prokuroret ata kane pretenduar se nuk kane asnjë lidhje me kete ngjarje. I vetmi qe ka pranuar te bashkepunoje deri tani duke përfituar ndoshta edhe lehtësirat ligjore apo edhe per te mbrojtur bashkepunetoret eshte Ardian Bitraj, i cili madje eshte vetedenoncuar per vjedhjen, gje qe e ben edhe me te dyshimte deshmine e tij. Nga ana tjeter grupi hetimor eshte duke pritur edhe informacionet nga agjencite e tjera si hipotekat apo zyra e pastrimit te parave dhe te lojerave te fatit, per te mesuar destinacionin e vertete te parave qe jane grabitur nga Banka e Shqiperise