Shemben 7 ndërtime pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot Inspektorati ndërtimor Urbanistik ka nisur aksionin për prishjen e të gjitha objekteve pa leje që kanë zënë hapësirat publike. I tillë është edhe ky lokal i ndërtuar pa leje kohët e fundit duke i zënë vendin hapësirë që deri dje ishte lulishte. Të njoftuar ditë më parë pronarët e këtij objekti, në krah të policisë bashkiake pranë 21 Dhjetorit, kanë boshatisur pa rezistencë ndërtesën, ndonëse pretendojnë se ndërtimin e kanë bërë me lejen e marrë nga bashkia e Tiranës. Aksioni i INUK në bashkëpunim edhe me policinë e rendit është përqendruar këtë radhë tek objektet pa leje kryesisht me aktivitet tregtar. Nga verifikimet e bëra nga INUK janë identifikuar gjithsej 7 objekte të tilla, në zonat e rrugës së Kavajës, në rrugën "Myslym Shyri", pranë shkollës Harry Fultz si dhe te ish-Fusha e Aviacionit. Prishja e këtyre 7 ndërtimeve të paligjshme do të vijojë përgjatë ditës së sotme dhe ditës së enjte.