Gjiknuri: Masterplani i Gazifikimit, gati brenda një viti - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare pritet që brenda një viti të miratojë një masterplan për ndërtimin e një rrjeti gazifikimi, me qellim rritjen e përfitimeve nga gazsjellësi Transadriatik. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damjan Gjiknuri, gjatë mbledhjes së komisionit ndërministror tha se ka një përpjekje që projekti "TAP", të lidhet edhe me Kroacinë dhe Malin e Zi. Aktualisht "TAP" është në fazën kur po bëhen verifikimet, me institucionet e linjës, si ajo e mjedisit, infrastrukturës si dhe me ministrinë e Drejtesisë, që verifikon pronat nëpërmjet zyrës së regjistrimit të pasurive. Paralelisht me këtë proces po verifikohet edhe numri i familjeve që do të preken nga ndërtimi i këtij projekti. Paraprakisht numërohen rreth 1400 të tilla. Mësohet se mes banorëve dhe pronarëve të projektit do të lidhet një kontratë shërbimi, që do të thotë se familjet do të marrin një shumë të caktuar në formë qiraje çdo muaj. Sipas projektit, parashikohet që në mesin e këtij viti të jenë identifikuar pronarët e tokave dhe të jenë të regjistruara të gjitha asetet e ndikuara nga ky projekt.