http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e rëndë e kriminalitetit në vend gjatë muajve të fundit dikton nevojën për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar shkarkimet dhe emërimet në polici. Ka qenë kjo kërkesa e PD në konferencën e kryetarëve, e cila është hedhur poshtë nga maxhoranca me argumentin se nuk ka patur ndonjëherë hetime të kësaj natyre nga ana e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka deklaroi se këto pretendime nga ana e maxhorancës nuk qëndrojnë. Por për ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, kërkesa e PD-së për ngritjen e këtij komisioni bie ndesh me kushtetutën pasi krijon mbivendosje tw kompetencave Opozita i ka kërkuar gjithashtu qeverisë dhe ministrit të Brendshëm Tahiri, të reagojnë mbi denoncimet e fundit të bëra nga PD-ja për lidhjet e mundshme të punonjësit të policisë së antidrogës në Vlorë me bandën e Zani Çaushit dhe mospranimin e denoncimit të të penduarit të 'bandës së tritolit' nga komisariati i Durrësit.