http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një qytetari në Shqipëri i duhet që presë me orë të tëra radhët e gjata për të bërë kolaudimin e automjetit dhe të lerë çdo lloj pune, ndërsa e njëjta procedurë në çdo vend tjetër të Europës nuk zgjat më shumë se një orë. Zef Prenga është një emigrant shqiptar i cili ka 20 vjet që jeton në Athinë, ndërkohë që prej 1996-ës njëherë në dy vjet bën dhe kontrollin teknik të makinës që ka. Zefi na thotë se në shtetin fqinjë nuk ka vetëm një kompani e cila bën kolaudimin e mjetit, por në të njëjtin vend që bën servisin e automjetit ai merr edhe çertefikatën teknike. Ndryshe nga çdo shtet në Europë, Shqipëria e ka monopol këtë shërbim, ku përveç rregullave që ajo ka vendosur për qytetarët gjithnjë e më shumë shtohen edhe radhët ku shoferët presin të marrin shërbimin të cilin edhe e paguajnë. Reagimet e qytetarëve për kohën e gjatë që shpenzojnë për të bërë kontrollin e makinës shihen edhe në rrjetet sociale. E ndërsa ka të tjerë të cilët nuk dinë arsyen e kësaj pritjeje, pasi nuk kanë marrë asnjë sqarim. Por ka edhe nga ata të cilët kanë qenë të detyruar të kthehen edhe njëherë të mbajnë këto radhë për defekte të vogla. E nëse në Shqipëri duhet të paguash serish pasi ke rregulluar defektin, disa kilometra më larg nuk ndodh kështu.