https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
100 ditëshi i parë kaloi shpejt dhe qeveria e majtë raporton në detaj punën e saj të përditshme në këtë periudhë. Ministrat e kabinetit qeveritar analizuan arritjet në këto ditë dhe detyrat me fillimin e vitit të ri. Por për kryeministrin Edi Rama, 100 ditëshi do të ishte perfekt nëse do të ishte kurorëzuar me marrje e statusin për në BE. Vendimi i KiE nuk ishte më i miri as për Shqipërinë dhe as për rajonin ka deklaruar Rama, ndërsa me zë të lartë ka theksuar se do të refuzojë abuzimin që bëjnë forcat europine ekstremiste me fenë shqiptare. Pas refuzimit të statusit kreu i qeveritar ka shprehur besimin dhe vendosmërinë se gjatë qeverisjes së majtë, Shqipëria do të ketë një tjetër imazh për të huajt. Raportimi i punës në 100 ditë qeverisjeje është prezantuar në katër panele të drejtuara nga zëvendës ministri Niko Peleshi. Në fokus të punës së kabinetit qeveritar ka qenë përmirësimi i komunikimit me publikun, lufta ndaj korrupsionit, promovimi i Shqipërisë në botë si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.