https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te Portali "Stop Korrupsionit" është bere një denoncim nga një qytetare nga Vlora. Ajo akuzon për shpërdorim detyre një gjyqtare, e cila sipas saj ka zvarritur për vite te tera një proces gjyqësor civil. Ankesa është bere ne portalin e hapur nga Ministria e Drejtësisë, ne te cilin deri tani numërohen 110 denoncime, ndërsa për verifikimin e tyre është ngritur një grup pune. Ankesat janë te natyrave te ndryshme por sipas zonjës Mezini dominojnë ato ndaj zvarritjeve te proceseve gjyqësore apo edhe te njeanshmerise ne gjykim te cilat janë ne proces verifikimi. Ne këtë portal krahas shkeljeve për gjyqtaret dhe prokuroret qytetaret mund të postojnë ankesa për çdo rast te shkeljes se etikes profesionale, të fshehjes së pasurive, të korrupsionit te kujtdo qe punon ne institucionet e varësisë se Ministrisë së Drejtësisë. Qytetaret mund te denoncojnë me foto dhe video, si dhe tekst shpjegues, ku çdo e dhëne do të verifikohet, duke siguruar ruajtjen e privatësisë së të dhënave të aplikuesve të ankesës.