Marshimi kundër kancerit të gjirit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si mentalitet i vjetër ose jo, shqiptaret vazhdojnë të shkojnë tek mjeku vetëm kur sëmuren. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as gratë, madje edhe për sëmundje të rrezikshme siç është kanceri i gjirit. Në më të shumtën e rasteve ato tregojnë se kanë bërë një mamografi vetëm kur janë prekur nga ky lloj tumori. I gjithë muaji tetor, i është kushtuar sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Ndaj në këtë fundjave të fundit të tij, zyrtare, punonjës të shëndetësisë dhe gra kanë marshuar përgjatë bulevardit "Dëshmorët e kombit". Pavarësisht se fjalimet ishin disa, ai që bëri më shumë përshtypje ishte ai i Aida Canos, një prej grave që i ka mbijetuar kancerit. Në botë çdo 75 sekonda një grua humb jetën pas prekjes nga kanceri i gjirit, ndërkohë që kjo është një sëmundje tërësisht e shërueshme nëse kapet në stadin e parë të saj.