https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Ford Focus", makina më e mirë në 25 vjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ford Focus Mk1" është shpallur si makina më e mirë e 25 viteve të fundit. Nga një sondazh i revistës së njohur britanike "Autoexpress", e specializuar për automjetet, rezulton se makina e njohur familjare, kryeson në renditje. Pyetësori u krye me rastin e 25-vjetorit të revistës. Vetura në fjalë u hodh në treg për herë të parë në vitin 1998, si zëvendësuese e makinës "Ford Escort". Ajo vlerësohet për stilin e saj dhe prakticitetin si makinë familjare. "Sistemi i mirë i drejtimit të jep një siguri të madhe pas timonit. Shasia e qëndrueshme të krijon besim real dhe ndjesinë e një kontrolli të zhdërvjellët të automjetit", shkruan "Autoexpress" për "Ford Focus Mk1". Ky model familjar, vijon revista, mund të bëjë që të buzëqeshin edhe personat që i shohin më me gjakftohtësi makinat. Makina ka edhe një pamje të mprehtë, kjo falë dizajnit të saj të veçantë. Veç komoditetit, qëndrueshmërisë, sigurisë dhe pamjes së jashtme, automjeti ka edhe një tjetër detaj që e bën shumë të preferueshëm. Motori i saj, 1.6 dhe 1.8 nafte, është tepër ekonomik dhe i përshtatshëm për shumë shtresa të shoqërisë. Edhe vetë çmimi i veturës është ekonomik.