Prokuroria: Sekuestro ndërtimeve pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 4 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procedim penal per pronarin dhe menjëherë me pas sekuestrim ndërtimit pa leje. Kjo është mënyra e re, qe do te veproje prokuroria, pas dates 9 shtator, per te ndihmuar ne luftën kundër ndërtimeve pa leje ne gjithe vendin. Siç mëson Vizion Plus, qarkorja me detajet ka nisur tashme te hartohet ne ambientet e prokurorisë se përgjithshme per t'u shpërndarë me pas ne te gjithë rrethet, sipas urdhrit te kreut te këtij institucioni Adriatik Llalla, i cili kujdeset edhe te përçojë nje mesazh se do te mbështesë aksionet e qeverise se re, qe e ka shpallur luftën ndaj ndërtimeve pa leje si emergjence kombëtare. Megjithatë qe te hyje ne veprim prokuroria nevojitet qe dikush te beje denoncim, qofte ky qytetar i thjeshte apo institucionet përgjegjëse qe janë bashkite dhe inspektoratet. Por deri tani, ne 6 muajt e pare te këtij viti ne prokurori kane mbërritur vetëm 105 denoncime te tilla, ne nje kohe qe vetëm ne portalin e hapur nga partia Socialiste numërohen rreth 700 objekte pa leje. Nuk dihet nese vete partia qe do te marre drejtimin e qeverise nga java e ardhshme do te dorëzojë ne prokurori dosjen me keto denoncime qe deri tani janë hedhur on line, apo do te ndjeke ndonjë forme tjeter per t'i luftuar ato. Ndërkohë, shembulli i pare i prokurorisë per këtë mënyrë te re është dhënë ne Vlore pak dite me pare kur u sekuestruan 3 objekte shumëkatëshe te ndërtuara pa leje. Nga te dhenat e prokurorisë mësohet se gjate gjashte muajve te pare te ketij viti, ne te gjithe vendin janë marre te pandehur per ndërtime te paligjshme 47 persona ndërsa 39 prej tyre jane dërguar ne gjykate, por asnje çeshtje nuk ka përfunduar ende. Numri me i madh i kallëzimeve rezulton te jete bere ne qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda, ndërsa kryeqyteti, qe ka numrin me te larte te shtesave e ndërtesave pa leje, rezulton deri tani me vetëm 8 çështje te paditura.