Francë, protesta për vezët - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv

Pak ditë më parë, përmes "Vizion Plus" pamë se si fermerët në Fier hidhnin domatet nga zemërimi, për shkak të çmimit të tyre shumë të ulët. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në veriperëndim të Francës. Fermerët francezë kanë thyer 100 mijë vezë në ambientet e zyrës së taksave në rajonin Britani, në protestë për çmimin e tyre të ulët. Gjithashtu, ata kanë kërcënuar se do të vijojnë ta bëjnë këtë çdo ditë. Sipas tyre, 100 mijë vezë, janë pesë për qind e prodhimit të përgjithshëm të kësaj zone. Kërkesa e tyre është që autoritetet të sanksionojnë reduktimin me pesë për qind të prodhimit të përgjithshëm të vezëve në të gjithë Francën, në mënyrë që të rritet çmimi. Protesta e tyre është edhe kundër një direktive të Bashkimit Europian për mirëqenien e kafshëve. Kjo direktivë urdhëron blerjen e kazazëve më të mëdhenj për pulat, por kjo sipas fermerëve rrit kostot.
A few days ago, through "Vision Plus" we saw how farmers in Fier throwing tomatoes anger because of their price too low. A similar thing happened in northwest France. French farmers have broken 100 thousand eggs in the tax office premises in Britain region, in protest at their low price. Also, they have threatened to continue to do so every day. According to them, 100 thousand eggs are five percent of the total production of the area. Their demand is for the authorities to sanction the reduction of five percent of the total production of eggs throughout France, in order to increase the price. Their protest is against a European Union directive on animal welfare. This directive Qasas purchase orders larger for chickens, but this increases costs by farmers.