Plazhi i Durrësit, më pak pushues - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Banorët e zonës nga "Ura e Dajlanit" deri në sektorin "Iliria" në Durrës ngrenë shqetësimin e mungesës së pushuesve. Kjo zonë e populluar në 20 vitet e fundit ka problem infrastrukturore, megjithatë banorët kanë përshtatur shtëpitë në ambiente hotelerie për pushuesit. Të frekuentuar kryesisht nga pushuesit shqiptare te ardhur ngas Kosova , ata thonë se ky sezon turistik ka sjelle të ardhura minimale. Moti i paqëndrueshëm, infrastruktura e lagjes, mungesa e plazheve dhe banjave publike, sipas tyre, janë arsyet e largimit të pushuesve. Mungesën e hapësirave publike dhe banjave publike e konfirmojnë edhe pushuesit. Bashkia e Durrësit ka bërë shërbime minimale në zonën e plazhit për shkak të mungesës së fondeve. Për shkak të mosmarrëveshjeve në Këshillin Bashkiak edhe pse jemi në muajin e shtatë të vitit, ende nuk është miratuar buxheti i vitit 2013. Plazhi nga "Ura e Dajlanit" deri në sektorin "Iliria" ka një gjatësi prej 3.4 km. Bashkia ka lënë tre hapësira publike për t'u përdorur, por edhe ato janë zaptuar nga çadrat dhe shezllonet.

The inhabitants of "Bridge Dajlani" up in "Illyria" in Durres raise concerns the lack of tourists. This populated area in the past 20 years has infrastructure problems, but the inhabitants have adapted homes for vacationers in hotel rooms. Mainly frequented by vacationers come tease Kosovo Albanians, they say that the tourist season has brought a minimum income. The unstable weather, neighborhood infrastructure, lack of beaches and public toilets, according to them, are the reasons for leaving the tourists. Lack of public spaces and public toilets confirm vacationers. Municipality of Durres has minimal services in the beach area due to lack of funds. Due to disagreements in the City Council even though we are in the seventh month of the year, has not yet been approved 2013 budget. Beach of "Bridge Dajlani" up in "Illyria" has a length of 3.4 km. The municipality has left three public spaces to be used, but they are occupied by deckchairs and umbrellas.