Hetimet për vrasjen e Lamajt - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Dhjetëra persona janë shoqëruar ne polici për te dhëne shpjegime mbi vrasjen e kryekomisar Dritan Lama Dje ne mbrëmje, por ende nuk ka te ndaluar per krimin e rende. Grupi i posaçëm hetimor me prokurore te krimeve te renda dhe oficere te larte te policisë po heton ne disa pista per te hedhur drite mbi atentatin mafioz, por zyrtarisht policia pohon se ish shefi i komisariatit 6 u vra per shkak te detyrës. Dyshimet kryesore janë për nje vrasje për hakmarrje, per shkak te konflikteve te hapura qe kishte kryekomisar Lama me persona te ndryshëm, gjate kohës kur drejtonte komisariatin 6 ne kombinat. Hetuesit kane përfshire ne dosje edhe padinë qe viktima kishte bere me pare ne prokurorinë e Tiranës, për kërcënimet qe kishte marre, ndersa ka marre ne pyetje personat qe kane qene ne konflikt me kryekomisarin. Nga ana tjeter ne vendin e ngjarjes jane sekuestruar te pakten 12 gezhoja plumbash kallashnikovi qe i moren jeten oficerit te policise. Ekspertet po verifikojnë edhe filmimet e disa kamerave te sigurisë qe kane patur objektet e biznesit pranë vendit te ngjarjes. Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ndërkohë ka zhvilluar edhe nje takim me kreun e prokurorisë se krimeve te renda per ecurinë e hetimeve. Aktualisht ne nderim te kryekomisar Dritan Lamajt po zhvillohen homazhe ne shtëpinë qendre te ushtrisë, ndërsa me pas trupi i tij do te prehet ne Varrezat e Dëshmoreve. Kryekomisar Dritan Lama u qellua për vdekje dje rreth orës 18.40 teksa po parkonte makinën e tij pranë shtëpisë pas shkollës "Vasil Shanto". Pak minuta para atentatit te tipit mafioz ne zone ikën dritat, çka e ka bere me te vështire ndjekjen e atentatorëve. Ne krim dyshohet se kane marre pjese disa persona, dy prej te cilëve ishin me motor dhe te tjerët ne një makine tip BMV. Atentatorët kane qëlluar dy here me breshëri automatiku kallashnikov, ndërsa behet e ditur se nuk ka nje përshkrim te pamjes se tyre per shkak te errësirës dhe shpejtësisë me te cilin u krye krimi.