Shqiptarët e Preshevës nisën sot në mesditë një protestë paqësore kundër heqjes së dhunshme të lapidarit të UÇPMB-së nga autoritetet serbe. Liderët politikë të luginës së banuar nga shqiptarë, të cilët janë organizatorë të tubimit, janë shprehur se me këtë protestë do të ngritët zëri i diskriminimit dhe akteve vandale serbe pas zhvendosjes së monumentit që përkujton vlerat kombëtare dhe patriotike të shqiptarëve të kësaj treve. Përveç protestës, liderët politikë të këtij rajoni kanë theksuar se do të formojnë grupin e unitetit dhe do të hartojnë një platformë të re kërkesash për zgjidhjen përfundimtare të statusit të shqiptarëve në këtë rajon. Nata kaloi e qetë në Preshevë dhe pa ndonjë incident. Në qytet është nuk është vërejtur lëvizje e shtuar të forcave të xhandarmërisë. Sipas mediave lokale shqiptare, një numër i madh i xhandarmërisë është pozicionuar në zonën në afërsi të kufirit me Kosovën, në pjesën e Karadakut. Një ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, rreth 150 trupa të njësisë elitë të Ministrisë së Brendshme serbe, rrethuan Preshevën dhe hoqën nga sheshi qendror i qytetit përmendoren që kujton të rënët e luftës për çlirimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit rreth 12 vjet më parë. Zhvendosja e lapidarit ngjalli reagime të forta në hapësirën mbarëshqiptare dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Presevo Albanians began today at noon a peaceful protest against the forced removal of the monument UCPMB by Serbian authorities. The political leaders of the valley inhabited by Albanians, who are the organizers of the demonstration, said that this protest will raise the voice of discrimination and acts of vandalism after the relocation of the monument that commemorates the Serbian national values ??and patriotic Albanians in this region.
In addition to the protest, the political leaders of the region have stated that it will form the unity and will develop a new platform requirements for the final resolution of the status of Albanians in this region. Spent a quiet night in Presevo and without incident. The city is not observed increased movement gendarmerie forces. Albanian According to local media, a large number of gendarmerie is positioned in the area near the border with Kosovo, in the Karadak. A few days ago, in the early hours of the morning, about 150 troops elite unit of the Serbian Interior Ministry, surrounded Presevo and removed from the city's central square monument that remembers the dead of the war for the liberation of Presevo, Bujanovac Medvedja about 12 years ago. Relocation of the monument sparked strong reactions in space circles and international community.