Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane theksuar edhe njehere mbeshtetjen e plote per pavaresine dhe sovranitetin territorial te Kosovës.
Ky eshte mesazhi qe dha sot ne Prishtine, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, ne nje Konference te perbashket per shtyp me perfaqesuesen e larte te BE-së Kethrin Ashton dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Duke vlerësuar angazhimin e kryeministrit Thaçi ne bisedimet me Beogradin dhe riskun e tij politik, shefja e diplomacie amerikane deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk cenon pavarësinë dhe integritetin territorial, ndërsa shtoi se negociatat duhet te vazhdojnë per te përmirësuar jeten e qytetareve te vendit e veçanërisht te atyre ne veri te Kosovës. "Ne po punojme me BE-në per te avancuar dialogun politik qe ka filluar. Kryeministri Thaçi ka ndërmarrë nje rrezik politik duke shkuar ne takim per bisedimet, por ka qene nje vendim i drejte e kurajoz qe nuk cenon pavarësinë dhe integritetin e vendit. Dua te përshëndes dhe presidenten Jahjaga, e cila ka përfaqësuar shume mire Kosovën kudo ne bote. Mesazhi im dje ne Beograd është i njejte me sot. SHBA i ben thirrje paleve te zbatojne marrëveshjet e arritura deri me sot. Hapat qe ka ndërmarrë Kosova jane shume te rendesishem dhe duke lëvizur drejt BE-së do ju jepet shpërblimi per sakrificën e brezave". Edhe Baronesha Ashton theksoi se dialogu duhet te ece përpara dhe per kete kërkoi mbështetjen e qytetareve te Kosovës. "Dialogu nuk eshte i lehte as per kryeministrin Thaçi e as per Dacic. Une e di se edhe per popullin e Kosovës nuk eshte e lehte. Ky eshte dialog per lehtësuar jeten e qytetareve qe ata te ndihen pjese e kësaj shoqerie. Kjo kryhet duke biseduar lirshem. Do kete edhe takimet te tjera . Duhet mbështetja juaj per te çuar përpara këtë dialog". Kryeministri Thaçi pranoi se ne Kosove ka ende pune per te bere, kryesisht ne luften ndaj korrupsionit dhe per sundimin e ligjit sidomos ne veri te vendit, ku strukturat paralele serbe pengojnë punën e autoriteteve. "Sfide mbetet veriu. Jam kryeministër i te gjithë qytetareve edhe atyre ne veri e premtoj se do ju shërbej te gjithëve. Do investojmë ne veri. Por prania e strukturave paralele te financuara nga Serbia po na e vështirëson punën,. Institucionet e Kosovës do përmbushin te gjitha kriteret qe te integrohemi ne BE dhe ne NATO". Pas konferencës se përbashkët, sekretarja Clinton vijoi takimet me krerët e partive te tjera politike ne vend. Zonja Clinton mbërriti ne Prishtine te marten ne mbremje, ku u prit ne aeroport nga vete presidentja Jahjaga, me te cilen ajo mbajti dhe nje takim koke me koke. Pas qëndrimit ne Prishtinë, sekretarja Clinton udhëton drejt Tiranes ku do te mbaje takime me krerët me te larte te shtetit. Ndalesa e fundit e sekretares amerikane do te jete Kroacia.