Sikur te mos mjaftojnë efektet e krizës financiare globale, mjedisi ekonomik kërcënohet nga një sere problemesh te brendshme, qe nuk po gjejnë zgjidhje. Korrupsioni, efikasiteti i ulet i administratës publike, apo presioni qe ushtrohet për mitmarrje, janë tre nga ankesat kryesore te biznesit. Ne mbyllje te vitit, shoqatat e biznesit kane kryer një anketim ne 500 ndërmarrje ne Shqipëri, ku ka rezultuar se 97 % e tyre evidentojnë korrupsionin si shqetësimin kryesor. Ndërsa kontrollet qe ushtrohen ne mënyrë subjektive për qëllime presioni, tregojnë mungesën e konkurrencës ne treg. 40 % e biznesmenëve pohojnë se paguajnë nen dore, për te marre një shërbim, si e vetmja rruge për te mos u penalizuar. Sipërmarrësit shprehen se nuk e kane problem nivelin e taksave, por kërkojnë reduktimin e barrierave qe ndikojnë ne rritjen e kostove. Sa i përket vitit 2012, nga anketimi ka rezultuar se nuk pritet te ketë ulje te numrit te te punësuarve, por as rritje e tyre. Ndërsa investimet duket se do te tkurren për shkak te krizës se likuiditeteve. Edhe pse ndryshoi ligji me qellim lehtësimin e sipërmarrjes, te mbyllesh sot një biznes duket se ka një kosto edhe me te madhe fizike. 50 % e te pyeturve i vlerësojnë negative barrierat për mbylljen e biznesit.
If not enough the effects of the global financial crisis, the economic environment is threatened by a series of internal problems, which are not solutions. Corruption, low efficiency of public administration, or pressure that is exercised for bribery, there are three key concerns of business. At the end of the year, business associations we have performed a survey of 500 enterprises in Albania, which has shown that 97% identify corruption as their leading concern. While the controls that are exercised in order for subjective pressure, show a lack of competition in the market. 40% of businessmen claim that bribe to obtain a service, as the only way to avoid being penalized. Entrepreneurs say they do not have the level of tax problem, but require the reduction of barriers that affect the growth of costs. Regarding 2012, the survey has shown that there is not expected to decrease the number of employees, nor their growth. While investment is likely to shrink due to the liquidity crisis. Even though the law changed in order to facilitate the enterprise, today to close a business seems to have an even greater cost physical. 50% of respondents consider negative barriers for closure.