Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kodi i Etikës është prezantuar sot për punonjësit e policisë. Por ? ky dokument do ishte i pakuptimtë nëse policët nuk e kuptojnë dhe nuk diskutojnë për të. Është e lehtë për të nënshkruar një formula për të thënë që e ke lexuar atë? tha ambasadori amerikan, Donald Lu ndërsa nënvizoi se ?Është shumë e rëndësishme që Ministria e Brendshme ka marrë angazhimin për trajnuar 12 mijë punonjësit e policisë së shtetit për këtë kod etike dhe për ti ofruar mundësinë për të biseduar mbi ata që ky kod nënkupton për punën e tyre?
?Më e rëndësishmja- nënvizoi diplomati amerikan- nga të gjitha është deklarata e qartë e krerëve të policisë së shtetit shqiptar. Ju qartazi refuzoni korrupsionin, dhuratat e të gjithë llojeve, diskriminimin dhe ndikimin politik. Ky është një kod shumë i fortë sjelljeje?
Me këtë Kod të Etikës policët nuk do të pijnë duhan, alkool apo të luajnë kumar kur janë në detyrë.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se policia sot ka një sfidë edhe më të vështirë pasi duhet të arrestojë dy herë të njëjtë kriminelë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kodi-i-etikes-per-policet-lu-refuzoni-korrupsionin-dhuratat-dhe-ndikimin-politik/