Berat, banorët e lagjes Çlirim: prej kohësh konsumojmë ujë të ndotur

2015-10-07 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Uji në çezmat e shtëpive të banoreve të lagjes ?Çlirim? të Beratit prej kohësh vjen i ndotur. Banorët shprehen se uji është me ngjyrë dhe mban erë të rëndë, ndërsa analizat kanë treguar se ai është i pakonsumueshëm.

Këto pamje që sjell televizioni Report Tv iu japin të drejtë ankesave të banorëve të lagjes çlirim. Ky shqetësim prek jo pak por rreth 300 familje të kësaj zone, të cilët pohojnë se problematikën ia kanë adresuar edhe Drejtorisë së Ujësjellësit.

Banorët pohojnë se ende s?ju ka ardhur asnjë përgjigje nga ujësjellësi, ndërsa shtojnë se e kanë të pamundur të blejnë ujin në sasi të mëdha. Ata thonë se instancat përkatëse duhet të marrin urgjentisht masat për zgjidhjen e këtij problemi.